AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

“Dikur i shihja si yje….”; Rama ironizon keq BE-në në Ohër, por i ndodh e papritura sa përfundon fjalën

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ironizuar keq zyrtarët e BE. Ai deklaroi se ‘dikur i shihte si yje e sot u vjen keq për ta’.

Rama ironizoi Bashkimin Europian lidhur me atë që e konsideroi si zvarritjen e procesit të hapjes së negociatave me vendin tonë.

“Kur shkoj sot në Bruksel dhe kur i shoh më vjen shume keq për ta, mundohem ti jap kurajo, edhe pse më përpara më dukej sikur ishin yje që më jepnin kurajo”, tha Rama gjate fjales mbyllese.

Por pasi përfundoi fjalën, Ramës i ndodh një “incident” i vogël teksa pengohet në momentin e largimit.

Kryeministri Rama ka kaluar një moment sikleti, pasi është penguar ndërsa zbriste nga foltorja, por nuk është rrëzuar, duke reaguar më pas me sportivitet.

Rama bashkë me liderët e tjerë ndodhet në Ohër ku po mbahet samiti i Ballkanit të Hapur.

5454

 

Fraksion.com