Automjeti përplas turmën në Berlin, raportohet për 1 viktimë dhe të paktën 30 të plagosur
Një i vdekur dhe disa të plagosur në Berlin pasi një automjet futet mes një grupi njerëzish në qendër të qytetit. Sipas dhënave të policisë bëhet fjalë për një duzinë të plagosurish, kurse qendra e shpëtimit të zjarrfikësve bëri fjalë për 8 persona të plagosur.
Polica po heton, nëse bëhet fjalë për aksident apo për një veprim të qëllimshëm, tha zëdhënësja e policisë. Për këtë ende duhet sqaruar identiteti i personit në automjet. Policia arrestoi një burrë.
Në afërsi të cepit të rrugës Kurfürstendamm, Rankestraße, automjeti u fut mes një grupi njerëzish dhe më pas vazhdoi të ecë në drejtim të vitrinave të një dyqani në rrugën Tauentzienstraße, ku edhe ndaloi. Sipas një fotoje të publikuar në internet, shihet një automjet i ndaluar në vitrinën e dyqanit, ku sipas njoftimeve nuk ka pasur të plagosur.
Në dhjetor 2016 në Kishën e Përkujtimit në Berlin një atentator islamist iu vërsul me maune një tregu krishtlindjesh. 12 vetë humbën jetën atëherë dhe 70 të tjerë u plagosën.
A vehicle has driven into a crowd of people in western Berlin, killing one person and injuring at least 30 others. pic.twitter.com/Er76sutzl8
— Vikas Tripathi (@vikasjournolko) June 8, 2022
Fraksion.com