“Askush nuk flet”; Zoran Tegeltija, si vëzhgues: Ka që mendojnë se Bosnjë-Hercegovina nuk duhet të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”
Bosnjë-Hercegovina, me përfaqësuesin e saj, kryetarin e Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija po merr pjesë si vëzhguese në samitin e “Ballkanit të Hapur”,
Tegeltija, në fjalën e tij nga Ohri, shprehu mbështeten për nismën, por tha se ka disa arsye që e pengojnë vendin të bëhet pjesë e nismës.
Ai tha se “Bosnje-Hercegovina nuk ka konsensus për Ballkanin e Hapur dhe nuk e di pse. Sipas meje shkaqet janë për shkak të së kaluarës. Kush e propozon këtë nismë. Ka pasur edhe grupime politike që vlerësonin se do të ishte mos sukses. Në Bosnjë ka ndikime nga individë dhe ambasada që vlerësojnë që Bosnje Hercegovina nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Jemi dëshmitar, të atyre që janë kundër “.
“Ka ndikim nga ambasada e të tjerë që mendojnë se Bosnjë-Hercegovina nuk duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur”.
Megjithatë, thotë Tegeltija, shumica e qytetarëve dhe pjesa më e madhe e bizneseve në Bosnjë-Hercegovinë e duan “Ballkanin e Hapur”.
“Ka shumë që pyesin çfarë bëj unë këtu. Unë e di që komuniteti i Bosnjë-Hercegovinës e mbështet, komuniteti i biznesit është parakushti themelor i shoqërisë sonë, e di që numri më i madh i qytetarëve e mbështesin. Jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje, kur miratohet një vendim politik.
Jam i sigurt se Ballkani i Hapur mund të iniciojë potencial të përgjithshëm të këtij rajoni. Sa më herët të bëhemi anëtarë të nismën, sidomos pas mbështetjes që tregoi Escobar”.
Së bashku, shton kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë, mund të zgjidhim probleme që nuk i zgjidhim dot të vetëm.
“Askush nuk flet në Bosnjë për zgjidhjen e shumë problemeve, për rritjen e çmimeve. Për herë të parë mbrëmë dëgjova se bashkërisht duhet të gjejmë zgjidhje”.
Përfaqësuesit e Bosnjës dhe Malit të Zi janë sot në rolin e vëzhguesi, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën “Ballkanit të Hapur”.
Fraksion.com