Life StyleTë fundit

Arsyet se përse të ‘falësh dhe të harrosh’ janë të vështira për disa njerëz

Nuk është shumë e lehtë të falësh dhe të harrosh! Madje, ka shumë njerëz të cilët e kanë të pamundur të harrojnë një gjë të keqe që u ka ndodhur në jetët e tyre.

Po përse disa persona nuk arrijnë dot të falin e të harrojnë?

Pse falja është shumë më e lehtë të thuhet sesa realisht të kërkohet? A duhet t’i falim të tjerët?

Po, hulumtimet tregojnë se falja ka shumë përfitime. Për shembull, një studim mbi femrat që ishin të abuzuara emocionalisht, zbuloi se “terapia e faljes” çoi në më pak ankth dhe depresion, vendimmarrje më të mirë dhe një aftësi më të madhe për të menaxhuar emocionet.

Në raste të tilla është më mirë të mos jeni të ashpër me veten. Nuk ka asnjë rregull që ne duhet t’i falim të gjithë. Ndonjëherë më e mira që mund të bëjmë është të punojmë me veten si dhe të kërkojmë ndihmën e një profesionisti nëse nuk ia dalim dot vetë.

Por ka dhe raste që shumë njerëz nuk falin e nuk harrojnë dot.

Së pari, ti detyron veten që të falësh dikë dhe më pas mund të ndihesh keq me veten tënde. Madje, ti mund të vësh në dyshime veten tënde e kjo mund të sjellë edhe një vetëbesim të ulët. Madje, ju mund të keni vështirësi më pas në shoqërimin tuaj me njerëz të rinj.

Duke menduar këto, kjo është një arsye se përse ju nuk falni dot.

Ju mendoni shpesh për atë që ju ka ndodhur. Teksa kujtoni diçka që ju sjell kujtime të këqija, ka gjasa që ju të stresoheni më shumë dhe për pasojë të keni rritje të presionit të gjakut.

Kujtimet e këqija janë një tjetër pikë. Përpara se të vendosni të falni dikë, duhet të përpiqeni të jeni të qetë e të largoni mendimet e këqija nga koka.

Të detyrohesh që të falësh mund t’ju vendosë në siklet paksa. Ndonjëherë ju mund të ndiheni të inatosur me veten tuaj sepse sapo keni falur një person.

Por zemërimi i tepërt do t’ju dëmtojë.

Një tjetër arsye është përsëritja e gabimit. Shpesh kur falim, mendojmë se personi do ta bëjë sërish të njëjtën gjë. Por ndoshta nuk ndodh kështu.

Shumë njerëz janë të prirur të mendojnë diçka të tipit: “Nuk e fal sepse e di që do e përsërisë të njëjtin gabim”.

 

Fraksion.com