Life StyleTë fundit

Pas sherrit i cili agravoi deri në përplasje fizike, procedohen penalisht Noizy dhe babai i tij

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Noizy(Rigels Rajku), dhe babanë e tij Bashkim Rajku për fyerje. Procedimi penal ka ardhur si pasojë e konfliktit me reperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.

Përplasja ka ndodhur ditën e djeshme pranë ambienteve të lokalit të reperit në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pasi Cllevio ka shkuar pranë ambienteve të lokalit të Noizy-t, ku më pas situata ka agravuar deri në përplasje fizike. Gjithçka ka filluar me ofendimet e Cllevio ndaj reperit dhe grupit të tij OTR që prej disa muajsh.

Noizy ka reaguar për ngjarjen duke shpjeguar motivet e përplasjes fizike:

“Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, tha Noizy.

Më pas ka ardhur dhe reagimi i Cllevios i cilu akuzoi reperin se e kishte lënë me pasoja të rënda shëndetësore.

“Nëse nuk ka heqin mpiksjen e gjakut në kokë do të vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy do të bëhesh vrasës.”, ka thënë Cllevio

Pas reagimeve të dy reperave, për ngjarjen ka reaguar edhe Stresi, I cili tha se nuk mund të fyesh motrën apo familjen e askujt, pasi të qëllojnë me plumb kokës.

“Ndoshta keqkuptohemi. Po ju them dy gjëra shumë të rëndësishme. Unë po ua them nuk merrem më me plehra shoh punët e mia, edhe ju vetë jeni fajtorë që i shtyni njerëzit, në vend se të shihni diçka ndryshe. Vetë keni qejf të shihni këso gjërash. Rrini në punën tuaj, mos u merrni me lajme, mos shani. Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them. Nuk i shkohet kujt te shtëpia, me sha e me bo budallallëqe. Nuk është djalë i keq, por është i paparashikueshëm. Ka hëngër dajak, nuk ka asnjë gjë. Burrnia i ka të tjerat, jo të dal live”, ka thënë Stresi.

 

Fraksion.com