“Me kë talleni ju”, shpërthen Vuçiç pas anulimit të vizitës së Lavrovit: Si do t’u themi serbëve që Rusia…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish publikisht pas anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavros në Beograd. Vuçiç tha se si do të mundet ai që t’u thotë serbve që Rusia nuk mund të jetë vend mik i tyre.
“Më duhet të them se nuk jam i befasuar”, tha Vuçiç në fillim.
“Jemi skeptikë për çfarëdo themi, nuk ishte shumë surprizë. E ndoqëm dita-ditës si shkoi dhe ndryshimet rrugës”, tha ai.
“Besoni se sa presion ka pasur Serbia për shkak të asaj vizite!?” shtoi Vuçiç.
“Nuk e kuptoj! Çfarë bëri gabim Serbia? Kë e dëmtuam? Apo është thjesht refuzimi ynë për të qenë pjesë e tufës që i shkakton dikujt dhimbje koke. Ata e kuptojnë që nuk mund t’i bëjnë asgjë Rusisë kështu që janë “duke e nxjerrë inatin në Serbi”, tha Vuçiç.
“Ne e kemi dënuar inkursionin në Ukrainë, por Rusia është një mike tradicionale e Serbisë”, tha ai.
“Si do t’u themi serbëve se Rusia nuk mund të jetë më miku ynë,” pyeti ai. “Kemi shumë për të folur. Doja të pyesja Lavrovin se kur mund të marrim një helikopter zjarrfikës për të shuar zjarret në të gjithë rajonin më shpejt,” tha ai.
Ai deklaroi se disa liderë të vendeve të BE-së u lejuan të shkojnë në rezidencën e Putinit në Moskë.
“Kam një ndjenjë shumë të keqe për situatën në botë, por është detyrë e jona të luftojmë dhe të shpëtojmë vendin tonë dhe të jetojmë sa më normalisht, jo vetëm të mbijetojmë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se vizita e Lavrov në Beograd u anulua pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria penguan fluturimin e avionit të kreut të diplomacisë ruse. Me atë rast, Sergei Lavrov mbajti një konferencë në të cilën foli për arsyet e anulimit të vizitës.
Fraksion.com