AktualitetTë fundit

Mbytet skafi në Zvërnec: Shmanget tragjedia, mjeti u përplas me shkëmbin nënujor, shpëtojnë 4 italianë

Një skaf është mbytur në brigjet e Vlorës, pranë Zvërnecit, teksa kanë shpëtuar mrekullisht 4 shtetas italianë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se skafi po kalonte në Zvërnec, por është përplasur me një shkëmb nënujor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm 70 m nga bregu. Katër personat që ndodheshin në skaf janë përpjekur të nxjerrin motoskafin nga uji, por është mbytur.

Fatmirësisht ata kanë arritur të dalin në breg.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com