Kryeministri britanik, Boris Johnson, i mbijeton mocionit të mosbesimit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit, por dhe numri i atyre që votuan për ta rrëzuar ishte i konsiderueshëm.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit duke siguruar mbështetje të mjaftueshme në partinë e tij për të qëndruar në detyrë megjithë revoltën në radhët e konservatorëve të partisë së tij, e cila ka të ngjarë ta dobësojë atë si udhëheqës dhe të ngjallë pasiguri për të ardhmen e tij.
Ai fitoi mbështetjen e 211 prej 359 deputetëve konservatorë, pra më shumë se shumica e thjeshtë e nevojshme prej 180 votash për të mbetur në pushtet. Gjithsesi edhe numri i atyre që votuan për ta rrëzuar, 148 deputetë, ishte i konsiderueshëm.
Kjo shifër si dhe vetë fakti që partia e tij e mbështeti mbajtjen e mocionit të mosbesimit është shenjë e ndasive të thella mes konservatorëve, më pak se tre vjet pasi Boris Johnson e udhëhoqi partinë drejt fitores më të madhe zgjedhore prej disa dekadash.
Fraksion.com