AktualitetTë fundit

“Fillon ‘bombardimi’ nga ajri mbi Sazan”: Avioni grek në sulm për shuarjen e zjarrit

Ishulli i Sazanit vijon prej ditësh të jetë nën “pushtetin” e flakëve, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri.

Menjëherë sapo mbërriti në Shqipëri, avioni Canadair u vu në lëvizje. Avioni tip Canadair CL 415, i njohur ndryshe si bombarduesi i ujit ndërhyn nga ajri për të shuar flakët në ishullin e Sazanit.

Ministria e Mbrojtjes publikoi pamje të operacionit nga ajri, ku avioni grek po punon për shuarjen e flakëve.

Ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha më herët se “Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan”.

Siç shihet nga pamjet, situata në Sazan vijon të jetë tejet kritike, ku i gjithë ishulli është “pushtuar” nga tymi dhe flakët.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Avioni Canadair CL 415 hyn në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë.

 

Fraksion.com