AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Nuk i druhem tradhtisë së Ilir Metës, e vetmja qejfmbetje me të është pse se shtyu procesin

Kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë në opozitë së bashku me Presidentin Ilir Meta pasi të lërë detyrën më 24 korrik. I pyetur nëse i druhet një tradhtie nga Meta, ai tha prerazi jo.

Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë qejfmbetje me Presidentin e Republikës Ilir Meta, pas “përplasjes” për dekretin e lirimit nga detyra si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, të Kreut të Ri të Shtetit.

I pyetur për deklaratat e Metës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin Berisha tha:

“Jo, unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është që Kushtetuta në germë nuk njeh kufizim, por germa është germë… nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si Kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim.

Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?

Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.

 

Mendoni se po i jep sinjale Ramës për një bashkëpunim Meta me këtë veprim?
Jo, nuk mendoj. Normalisht. Germa e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet presidenti, fryma është tjetër.

 

Pasi z.Meta të lërë Presidencën përfundimisht a do të bëni së bashku opozitë?
Pa diskutim. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Në qoftë se mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës.

Presidenti Meta ditën e djeshme nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. A i druheni sërish një tradhtie nga z. Meta?
Jo nuk i druhem, nuk i druhem aspak asnjë tradhtie.

 

Fraksion.com