“Ballkani i Hapur në Ohër”; Agjenda: Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski, samit dhe takime të veçanta
‘Ballkani i Hapur’ do të mbledhë sot në Ohër tre lider të Ballkanit Perëndimor, Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski.
Takimi do mbahet gjatë dy 7 dhe 8 qershor 2022.
I pranishëm do të jetë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
Gjithashtu janë planifikuar takime të veçanta me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave. të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.
Gjatë samitit, Presidenti i Serbisë do të marrë pjesë në seancat plenare në fushën e turizmit dhe kulturës, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e arsimit, një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet administratave tatimore dhe një memorandum mirëkuptimi.
Nisma Ballkani i Hapur kundërshtohet nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti u ftua nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në samit, por në një letër drejtuar Kovaçevskit nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen apo jo të tij në samitin e nismës ‘Ballkani i Hapur’.
Agjenda sipas Tanjug:
Samiti nis me fjalët përshëndetëse të Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut; Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë; Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë Dritan Abazoviç, Kryeministër i Malit të Zi.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve
▪ Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor
I pranishëm me një video mesazh do të jetë edhe Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës. I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi do të japin nga një mesazh online.
Nisma Ballkani i Hapur kundërshtohet nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Kryeministri Albin Kurti u ftua nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në samit, por në një letër drejtuar Kovaçevskit nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen apo jo të tij në samitin e nismës ‘Ballkani i Hapur’.
Fraksion.com