Si po fitojnë njerëzit para, thjesht duke klikuar në internet
Detajet e faqeve që klikojmë më së shumti në internet, janë një burim shumë i vlefshëm për “hetuesit e kompanive”. Të dhënat e gjurmuara ndihmojnë kompanitë si Google dhe Facebook të fitojnë miliarda e miliarda dollarë në vit të ardhura nga reklamat, pasi ata përdorin këtë informacion, për të na shfaqur reklamat për atë që ne pëlqejmë dhe klikojmë më së shumti. Për shembull nëse klikoni për një dyqan xhinset, shumë shpejt do t’ju shfaqen disa reklama për xhinse. Të gjithë kemi parë reklama për produktet e interesuara, që na shfaqen fiks në momentin kur jemi të interesuar të blemë diçka.
Niveli në të cilin jemi duke u gjurmuar në internet në këtë mënyrë është disi shqetësues. E nëse për ne është shqetësuese, për kompanitë kjo përkthehet në burim të majmë të ardhurash. Serf, është njëra prej kompanive teknologjike kanadeze, e cila shpërblen njerëzit për klikimet në internet. Kjo kompani i shet të dhënat tuaja drejtpërdrejt markave të shitjes me pakicë.
Gjithçka se duhet të bëni, është të kërkoni në internet, siç bëni zakonisht. Në këmbim Surf ju jep pikë që mund të ruhen dhe më pas të blihen për kartat e dhuratave dhe zbritjet në dyqan. Firmat e regjistruara deri më tani përfshijnë Foot Locker, The Body Shop, Crocs dhe Dyson.
Surf thekson se të gjitha të dhënat janë anonime, adresat tuaja të emailit dhe numrat e telefonit nuk jepen dhe nuk keni pse të tregoni as emrin tuaj kur regjistroheni. Megjithatë, ai kërkon moshën, gjininë dhe adresën tuaj të përafërt, por këto nuk janë të detyrueshme.
Surf nuk ka publikuar detaje se sa mund të fitojnë njerëzit, por deri më tani thotë se u ka mundësuar përdoruesve të fitojnë më shumë se 97,000 dollarë.
Fraksion.com