AktualitetPolitikëTë fundit

“Sekret emri i Presidetit të ri”; Rama iu ‘sekuestron’ telefonat socialistëve që në nisje të mbledhjes së Kryesisë

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë, ku po diskuton për zgjedhjen e kandidatit/es për presidentin/en e ri të vendit. Sot pritet që të mësohet emir i kandidatit që Partia Socialiste do të çojë në Kuvend, i cili me shumë mundësi do të jetë Presidenti i ri i vendit, ndërsa në mbledhja ka mbërritur edhe kryeminsitri Edi Rama, i cili kthye sot nga SHBA.

Për t’u treguar hermetik deri në fund për emrin e kandidatit të ri të shtetit, kryesocialisti Rama iu ka kërkuar anëtarëve të kryesisë socialiste që në nisje të mbledhjes që të fikin telefonat. Burime bëjnë me dije, se në mënyrë që mos të rrjedhin informacione për emrin, socialistët kanë dorëzuar telefonat e tyre në sekretari.

Kupola drejtuese e kësaj force politike, maxhoranca qeverisëse e vendit është mbledhur për të përcaktuar cili do jetë kandidati i saj për President të Republikës.

Mësohet se ka një listë me 10 emra që do të hidhen për diskutim në kryesinë e PS dhe më pas do të dilet me një emër konkret. Emrin më pas do ta dërgojë në grupin e saj parlamentar, i cili do të mblidhet paraditen e nesërme rreth orës 10:00 nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme.

Mësohet se  bëhet fjalë për një listë me 10 emra që do të diskutohen sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste. Deri tani janë përmendur si emra në media Ardian Dvorani, Majlinda Bregu, Gramoz Ruçi, Fatos Nano por ende nga Partia Socialiste nuk ka asnjë konfirmim. Kryeministri Rama ka përjashtuar të gjithë anëtarët e grupit parlamentar socialist.

Ndërsa nga Fieri sot, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nuk ka preferuar të flasë për emra konkretë sa i përket propozimeve për kreun e ri të shtetit, por theksoi se PS ka një listë përfundimtare. Ai u pyet nëse Gramoz Ruçi, Majlinda Bregu apo Fatos Nano janë emra të mundshëm, por nuk pranoi të jepte një qëndrim, duke thënë se gjithçka do të diskutohet. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha se opozita e humbi shansin për të propozuar kandidatë.

Kushtetuta përcakton se duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës. Më pas firmat do depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Afati maksimal i cili është përcaktuar në konferencën e fundit të kryetarëve është vendosur ora 12:00 e ditës së nesërme e më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, i cili do të shqyrtojë kushtetueshmërinë, kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS, për t’iu drejtuar në orën 18:00 seancës së posaçme parlamentare për raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuta përcakton që në këtë raund, Presidenti zgjidhet me minimumi 71 vota.

 

Fraksion.com