AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rritja e çmimit të naftës; Berisha: Bordi të ndërpresë urgjent veprimtarinë, anëtarët të japin dorëheqjen

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sërish sot ndërprerjen e aktivitetit të bordeve të monitorimit, të cilët I konsideroi shushunja të vjedhjes së Ramës. Pas apelit drejtuar qeverisë për të ndërprerë veprimtarinë e bordeve,Berisha iu kërkoi sot anëtarëve të tyre, të dorëhiqen.

Berisha tha se çmimi i naftës, që nga vendimi i fundit i Bordit të Transparencës, është rritur në 2.48 lekë/litri.

Berisha deklaroi se një çmim i tillë nuk ekziston askund në Evropë dhe botë, ndërsa ju bëri thirrje anëtarëve të Bordit të Transparencës që të japin dorëheqjen menjëherë.

” Bordet antikushtetuese janë shndërruar në megashushunjat e Ramës që po vjedhin cdo ditë qytetarët shqiptarë. Cmimi I naftës, dje në Maqedoni ishte 1850 lekë, kundrejt 2450 në Shqipëri, cmim i tillë nafte ekziston vetëm në cifligun e Ramës, që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar kushtetutën, për të plackitur qytetarët bashkë me klientelën e tij. Të dhënat e politikave të Ramës ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante.

Organizatat kanë dhënë alarmin se 300 mijë fëmijë shqiptarë kërcënohet për ushqimin etyre të përditshëm. Asnjë vend s’mund të ketë borde që kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë.

Bordet u ngritën me qëllimin e vetëm për të diktuar cmime stratosferike. .

Menjëherë kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre. U bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen menjëherë të mos shndërrohen vegël antikushtetuese e një qeverie, e cila është shndërruar e njohur si organizatë kriminale.”,  u shpreh Berisha.

Teksa kërkon dorëheqjen e bordit, Berisha thotë se gjatë periudhës së krijimit të saj shqiptarëve u janë vjedhur 300 mln euro.

 

Fraksion.com