Rrëzimi i rezolutës së Srebrenicës, Berisha: Ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave e burrave në Kosovë
Berisha: Akt makabër antikombëtar, përdhosje ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve grave burrave të cilët u masakruan në vitet 1998-1999 në suazën e operacionit patkoi që kishte si qëllim dhunën masiv, masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve.
Tirana nuk është gjë tjetër vetëm se një Beograd i vogël. Kjo situatë po shkon drejt një dramë e të vërtetë, nuk ka patriot shqiptarë, nuk ka qytetarë të vërtetë shqiptarë në nuk mund të pranojë rreshtimin e Tiranës me Beogradin ndaj genocidit në Kosovë. Një qëndrim të tillë mbajti Edi Rama dhe tre javë më parë për rezolutën e genocidit në Srebrenicë.
Imagjinoni pra se kush qeveris këtë vend. Në vend që kushtëzohet çdo qëndrim i Beogradit, mohohen genocidi, qindra shpirtra të vdekur, për shkak të vasalitetit të Vuçiç. Dy janë shqetësimet më të mëdha të sotme, shushunjat bordet e Edi Ramës që po zbrazin xhepat e shqiptarëve, mohimi i gjenocidit të shqiptarëve”, tha Berisha.
Fraksion.com