Dvoranin, President, Berisha: Ai është gjykatës që simbolizon korrupsionin dhe konfliktin e interesit. SHBA…
Kreu i PD Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, është shprehur se Ardian Dvoranit është një nga emrat e gjykatësve që lidhet më shumë me korrupsionin dhe konfliktin e interesit, duke e cilësuar si “Dvoranin e qeverisë”.
Komentit të gazetarëve se Dvorani është një emër i vlerësuar nga SHBA, Berisha tha se Presidenti nuk zgjidhet për ndonjë shtet të SHBA, por për Shqipërinë.
“Presidenti nuk zgjidhet këtu për ndonjë shtet të SHBA apo ndonjë shtet tjetër, por për Shqipërinë. Nëse ka një gjykatës që simbolizon korrupsionin dhe konfliktin e interesit më shumë se kushdo tjetër që unë njoh në drejtësie, është Dvorani i qeverisë”, deklaroi Berisha.
Fraksion.com