Arrestohet një shtetas serb për krime lufte në Kosovë
Një shtetas serb është arrestuar nga Policia e Kosovës në Istog, pasi dyshohet se ka kryer krime kundër civilëve të pafajshëm gjatë luftës.
“Fsh. Gurakoc, Istog mars-maj 1998. Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999”, thuhet në raportin e Policisë.
Serbi është dërguar në paraburgim me vendim të prokurorit, pasi hetimet vazhdojnë. I arrestuari dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Fraksion.com