Westin: Shqipëria, një nga vendet e para evropiane që u hapi dyert refugjatëve afganë
Presidentja e Sesame Workshop, Sherrie Westin ka vlerësuar kontributin e kryeministrit Edi Rama dhe të Shqipërisë për mikpritjen e refugjatëve afganë.
Në darkën vjetore të Sesame Workshop për marrjen e çmimit prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award, Presidentja Westin, foli për situatën e rëndë të Afganistanit dhe kontributin që dha Shqipëri për të ndihmuar afganët.
Ajo tha se, verën e kaluar të gjithë pamë të tmerruar rënien e qeverisë afgane dhe përkeqësimin me shpejtësi të situatës në terren. Aktivitete e punës së “Sesame” kanë qenë aktive për një periudhë të gjatë në Afganistan.
Presidentja e Sesame Workshop, Sherrie Westin vlerësoi kontributin e Kryeministrit Rama për pritjen e refugjatëve afganë.
“Ndërsa përpiqeshim të konstatonim se çfarë mund të bënim, për të ditur se çfarë mund të bëhej, ne u përballëm vazhdimisht me ato që dukeshin si pengesa të pakapërcyeshme. Një pikë kthese ishte kur mësuam se Kryeministri Edi Rama ishte i gatshëm të pranonte refugjatë afganë. Nën drejtimin e Kryeministrit Rama, Shqipëria ishte një nga vendet e para evropiane që u hapi dyert refugjatëve afganë që kishin nevojë të dëshpëruar për një portë të sigurt. Pas 48 orësh të mundimshme 21 kolegë tanët afganë dhe familjet e tyre arritën të sigurt në Shqipëri”, tha Westin.
Fraksion.com