Si të përballeni me refuzimin? Ja disa mënyra praktike
Shpesh na ndodh të refuzohemi! Dhe sigurisht që është e dhimbshme por edhe e vështirë.
Nëse refuzoheni si në aspekt personal apo profesional, ju mund të ndiheni pak keq si dhe në dyshim me veten tuaj. Mund të ndiheni të padëshiruar por ju refuzimin nuk duhet ta merrni personale.
Më poshtë, do të gjeni disa mënyra shumë praktike se si mund të përballeni me refuzimin.
Së pari, njihni ndjenjat tuaja!
Mos i fshihni emocionet tuaja! Përkundrazi shfaqini dhe pranojini. Nëse i fshihni, mund të ndiheni më keq.
Largo hidhërimin!
Refuzimi nuk është fundi i botës kështu që largoni mërzitjen nga fytyra juaj. Kjo periudhë do të kalojë shumë shpejt ku më pas do të përballeni me sfidat që vërtet do t’i mbani mend gjatë.
Mos u ndjeni keq!
Thjesht prano refuzimin! Nuk ke përse ta shikosh veten me keqardhje.
Qëndro vetëm për pak kohë, relaksohu!
Sigurisht që refuzimi është i dhimbshëm por kjo situatë do të kalojë shumë shpejt. Merrni kohën e duhur! Ju mund të dëshironi që të qëndroni pak vetëm!
Relaksohuni, meditoni por jo për shumë kohë. Më pas, vijoni me angazhimet tuaja pasi aktivitetet e shumta do t’ju bëjnë që ta kapërceni shumë shpejt ndjenjën e refuzimit nga dikush!
Gjithashtu, shoqërimi me miqtë apo me njerëzit e afërt do t’ju bëjë shumë mirë!
Fraksion.com