Life StyleTë fundit

Refuzoi ftesën e Donaldit për të ndërtuar shtëpi për njerëzit në nevojë, Ilir Shaqiri zbulon çfarë bëri me 100 mijë euroshin: Sabianit i dhashë…

Në reagimin e parë që bëri pas daljes nga “Big Brother Vip”, Donald Veshaj tha se ka vendosur që të ndërtojë nga paratë e tij 4 shtëpi për familjet në nevojë, duke ftuar edhe fituesin Ilir Shaqiri që të bëhet pjesë e nismës. Megjithëse ky i fundi e refuzoi ftesën e aktorit, së fundmi ka zbuluar se me një pjesë të çmimit të madh që fitoi do të ndërtojë 2 shtëpi për familje në nevojë.

Në një intervistë për “Revista Who”, fituesi i BBV u pyet se çfarë ka bërë me paratë që fitoi nga BBV. Ai bëri një ndarje të parave, duke sqaruar se përveç bamirësisë një pjesë e 100 mijë eurove ia ka dhuruar Sabianit, familjarëve të tij dhe bashkëshortes së tij Emanuela Morinit.

“Me paratë e BBV u bë ajo që duhej të bëhej, ajo që unë kisha dëshirë të bëhej. Gjysmat e parave shkuan për bamirësi dhe kjo bamirësi do bëhet shumë shpejt konkrete. Do dhurohen 2 shtëpi për dy familje që kanë nevojë të kenë një çati mbi kokë. Dëshira ime fillestare ishte të bënim diçka që ka lidhje me artin, talentin, por të krijosh një projekt të tillë do kohë kështu që unë nuk dua që paratë të mbeten në ajër dhe të mos kemi një konkretizim prandaj më mirë vendosa të bënim diçka më konkrete, më të shpejtë.

Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit; një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat.”– tregoi Ilir Shaqiri.

 

 

Sa i përket planeve për tu zhvendosur në Tiranë, ai tregoi se dëshiron që një ditë ta shijojë kryeqytetin si në adoleshencë.

“Planet për t’u zhvendosur në Tiranë po piqen, po analizohen. Për momentin unë jam në Tiranë dhe nuk po lë pas dore punën dhe jetën time në Itali. Dëshiroj që një ditë ta shijoj Tiranën time si në adoleshencë, moment për moment, sepse jam shumë i lidhur me qytetin tim. Për momentin kam plane pune sa i përket sezonit të verës, do jem prezent në Mik Festival, drejtuar nga Inva Mula, në një natë baleti i kryqëzuar me disa gjini të artit skenik, në datën 29 korrik në Korçë.”- rrëfeu fituesi i BBV.

 

Fraksion.com