AktualitetBota+Të fundit

Osetia Jugore anulon referendumin për bashkimin me Federatën Ruse

Rajoni i Osetisë Jugore, një rajon konfliktuoz i shkëputur nga Gjeorgjia në Kaukaz, ka anuluar zhvillimin e një referendumi. Udhëheqësi i ri Gaglojev e quan nismën për mbajtjen e referendumit si të parakohshme.

Udhëheqësi i ri i rajonit prorus të Osetisë Jugore, Alan Gaglojev, ka anuluar planet e pararendësit të tij për mbajtjen e një referendumi. Në një dekret ai e vë theksin tek “pasiguria për pasojat ligjore” të mbajtjes së një referendumi. Nuk është e lejueshme, që për këtë temë që ka të bëjë me “të drejtat dhe interesat legjitime të Federatës Ruse të merret vendim i njëanshëm nëpërmjet votimit popullor,” thuhet më tej në dekret.

Prandaj, Gaglojev njoftoi që në vend të referendumit do të zhvillohen bisedime me Moskën për një “integrim të mëtejshëm” të Osetisë Jugore në Federatën Ruse. Ai mendon se një referendum në këto momente do të ishte i parakohshëm, megjithëse ai parimisht është për bashkim me Rusinë.

Bibilov humbet në zgjedhje ndaj Gaglojevit

Me anë të një dekreti, pararendësi i Gaglojevit, Anatoli Bibilov pati vendosur dy javë më parë mbajtjen e një referendumi për bashkim të Osetisë Jugore me Rusinë duke theksuar se kjo u përgjigjet “përpjekjeve historike” të njerëzve në rajon. Por Bibilov humbi në zgjedhjet presidenciale, të cilat i fitoi Gaglojev. Rusia pret prej këtij të fundit “vazhdimësi” në marrëdhëniet me Rusinë.

Në Moskë referendumi i planifikuar, u pa si një çështje e papërshtatshme për kohën, për shkak të presionit ndërkombëtar të ushtruar prej sulmit rus kundër Ukrainës. Ndaj politikanë dhe diplomatë rus u shprehën me skepticizëm për referendumin.

Georgien | Kaukasus-Konflikt | russische Armee in ZchinwaliKonflikti i Kaukazit, tank rus kalon Tskhinvalin, Osetinë jugore, gusht 2008

Abkazia nuk do që të bashkohet me Federatën ruse

Rajoni me 50 mijë banorë i Osetisë Jugore u shkëput në fillim të viteve 1990-të nga Gjeorgjia, pas një lufte të përgjakshme civile. Në vitin 2008, Rusia pas një lufte që zgjati pak kohë me Gjeorgjinë, e njohu pavarësinë e Osetisë Jugore dhe të rajonit të Detit të Zi, rajonit të Abkazisë. Të dyja territoret janë shumë të varura nga Rusia si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht, financiarisht dhe nga pikëpamja ushtarake. Abkazia pati theksuar se nuk kërkon të bashkohet me Federatën Ruse.

Gjeorgjia është e vendosur kundër bashkimit me Rusinë të rajoneve të ndara prej saj. Kështu edhe ky vend ndodhet në situatë të ngjashme me Ukrainën, ku Moska pati njohur para luftës po ashtu pavarësinë e rajoneve separatiste proruse që ndodhen në lindje të vendit.

Haga me padi kundër kriminelëve të luftës

Në muajin mars, Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Karim Khan, pati kërkuar lëshimin e urdhëarrestit për tre ish- udhëheqës të Osetisë Jugore me akuzën e kryerjes së krimeve të luftës kundër gjeorgjianëve etnikë. Akuza bën fjalë për tortura, arrestime ilegale, marrje peng dhe deportime personash, njëjtë si akuzat që ngrihen tani nga Kievi kundër Moskës dhe aleatëve të saj.

 

Fraksion.com