AktualitetPolitikëTë fundit

Lamtumira për ish-Presidentin Nishani, Berishës i këputet fjala e shpërthen në lot

Sali Berisha u përlot në fjalimin e lamtumirës për ish presidentin Bujar Nishanin. Teksa shprehte vlerësimin për Bujar Nishanin si politikan dhe vlerat e tij si njeri, Berisha tha se gjithmonë do të jetojë pranë tyre ish presidenti si demokrat i flaktë dhe guximtar.

“Jemi këtu rreth teje të përcjellim me dhimbje të madhe në udhëtimin tënd të përjetshëm të parakohshëm që nis pasi ke ngjitur si rrallëkush shkallët e jetës dhe të detyrës. Megjithëse largohesh nga ne përgjithmonë, për sa kohë ne do jetojmë d mbetesh i gjallë me veprat, finsikërinë, përkushtimin, shërbimet e çmuara ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Me ne mbetet dhe do jetojë gjithmonë Bujar Nishani, njeriu i dashur, atdhetar, shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve, demokrat i flakët dhe uximtar, burrështetas fisnik.

Sot këtu para teje ne jemi më të paktë në vete. Odeta ndihet sot më e paktë, më e trishtë se kurrë në jetën e saj për bashkëshortin fisnik që u largua para kohe.

Për Ersin, Fjonën sot është dita më e dhimbshme e jetës së tyre, por ata do jenë krenarë që patën fatin të kenë një baba si ti. Për Baba Faikun sot zija është më e rëndë se toka, por ai përsëri ndihet krenar se rriti një djalë si ti që i zbardhi faqen.

Për të gjithë ne të tjerët që patëm mundësi të njohim e bashkëpunojmë, do mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi dhe do kesh përgjithmonë mirënjohjen.

Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe për ata që bën gjithçka që ti të mos niseshe në këtë rrugë. U prehsh në paqe! Miku ynë i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës, lamtumirë”, tha Berisha.

 

Fraksion.com