Konfirmohet në detyrë prokurorja Alma Bramo
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokuroren Alma Bramo.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për Alma Bramo, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Mat.
Prokurorja, Alma Bramo e Prokurorisë së Rrethit Mat, u përball me vetingun më 31 maj për vlerësimin e tre kritereve të vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, pasi analizoi provat dhe faktet, vendosi: Konfirmimin në detyrë të prokurores së Matit, Alma Bramo.
Prej vitit 2000, Alma Bramo ka punuar si oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Lushnjës dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Bramo u emërua prokurore në nëntor të vitit 2015 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë funksionin në Prokurorinë e Rrethit Mat.
Fraksion.com