Life StyleTë fundit

Kate Middleton nuk harron të nderojë princeshën Diana në festimet e Jubileut Platinum të mbretëreshës

Të gjithë sytë ishin te Kate Middleton teksa u shfaq në festimet e Jubileut Platinum të mbretëreshës. Dukesha e Kembrixhit dukej sensacionale me një fustan të bardhë Alexander McQueen, dhe kishte vendosur bizhuteri mahnitëse nga koleksioni i Princeshës Diana duke i bërë asaj homazhin më të ëmbël.

Vathët e diamantit dhe safirit që Kate i veshi bashkë një gjerdan të ngjashëm besohet se kanë qenë një dhuratë nga Princi William përpara dasmës së tyre që u zhvillua në prill 2011.

Fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit – Princi George, 8 vjeç, Princesha Charlotte, 7 vjeç dhe Princi Louis 4 vjeçar, dukeshin të adhurueshëm teksa morën pjesë në kortezhin e tyre të parë me karroca, ndërsa filluan festimet që shënonin mbretërimin 70-vjeçar të Mbretëreshës.

Të tre fëmijët ishin të veshur të gjithë me një skemë ngjyrash blu të çelët, blu dhe të bardhë dhe morën shënim nga nëna e tyre, pasi u fotografuan duke përshëndetur turmat e shikuesve.

Kjo nuk është hera e parë që Kate i bën homazhe princeshës Diana. Më e rëndësishmja, unaza e fejesës së Dukeshës është e njëjta që Princi Charles i dha të fejuarës së tij në fejesën e tyre.

Princi Harry e kishte trashëguar unazën pas vdekjes së nënës së tij, kur secilit prej djemve të saj iu lejua të zgjidhte një bizhuteri për të kujtuar Dianën. Megjithatë, ai ia dha William-it kur ai vendosi për t’i propozuar Kate.

 

Fraksion.com