Ilir Meta mban fjalën e lamtumirës në nder të ish-presidentit Bujar Nishani: Fundi i papritur dhe i parakohshëm lë plot pengje…
Presidenti Ilir Meta po mban fjalën e lamtumirës në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.
‘Të dashur Odeta, Ersi Fjona dhe familjarë të presidentit Nishani, e nderuar kryetarja Kuvendit Lndita Nikolla dhe e nderuar president e Kosovës, Vjosa Osmani.
Fundi i papritur dhe i parakohshëm i jetës lë plot pengje për mundësitë e humbuar për ato që nuk u thaën dhe për ato që nuk u bënë dot. Dhimbja e bën të vështirë gjetjen e fjalëve që mund të kujtojnë këto plagë njerëzore. Nishani ishte i rrethuar nga dashuria fatlume e Odetës e më pas baba shembullor i dy fëmijëve Ersit dhe Fjonës.
I ardhur në politikë nga forca e armatosura Nishani solli virtytet më të mira të ushtarakëve tanë. Nishani e shihet politikën si artin e së mundshmes dhe besonte se ishte instrumenti më i mirë për të sjellë ndryshimet. Presidentit Nishani i peshonte fjala.’- tha Meta.
Fraksion.com