Habit Kim: Do të konsumoja jashtëqitjen time, nëse do të më bënte të dukesha më e re!
Kim Kardashian ka habitur së fundmi me deklaratën e saj që ka thënë për “The New York Times”. Gjatë një interviste, ajo është shprehur se do të bënte gjithçka për tu dukur gjithmonë e re, madje edhe të konsumonte jashtëqitjen e saj.
“Do të provoja gjithçka,” tha ylli i “Kardashians”, 41 vjeç, për “The New York Times” në një intervistë që u publikua të mërkurën.
“Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mund ta bëj”, tha ajo me shaka.
Mirëpo menjëherë pati një lum komentesh në rrjete sociale pas deklaratës së Kim Kardashian.
“Pse mendoj që ajo tashmë e ka bërë këtë gjë”, shkroi një komentues.
Ndërkohë një tjetër shkroi: “Sa shumë ‘jashtëqitje’ është pyetja”.
Artikulli përkoi me njoftimin e linjës së ardhshme të kujdesit të lëkurës së Skkn nga Kim, e cila do të lançohet më vonë gjatë këtij muaji.
“A është jashtëqitja përbërësi aktiv në SKKN?” shkroi një tjetër komentues.
Seti i kujdesit të lëkurës SKKN nga Kim Kardashian shkon në një total prej 630 dollarësh.
Tashmë Kim po hyn në një kategori krejtësisht të re të industrisë së bukurisë.
Fraksion.com