Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Turqia është një prej vendeve më të fuqishme në NATO
Ferit Hoxha, ambasadori i Shqipërisë në OKB, e cila ka marrë presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për muajin qershor, lidhur me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO theksoi se mund të gjendet zgjidhje, ndërsa shtoi se Turqia është një prej vendeve më të fuqishme të NATO-s.
Ambasadori Ferit Hoxha, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, në një konferencë për shtyp iu përgjigj pyetjeve lidhur me rendin e ditës.
Në një vlerësim lidhur me aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, Hoxha, tha se: “Jam i sigurt se mes vendeve në fjalë do të gjendet zgjidhje. Turqia është një vend mik i anëtarëve të NATO-s dhe është një prej vendeve më të fuqishme të NATO-s. Jam i sigurt se edhe Turqia ashtu si të gjithë dëshiron një aleancë të fortë që gjallërohet pas atyre që ndodhën në Ukrainë. Tashmë të gjithë e shohin se sa e rëndësishme është kjo aleancë e mbrojtjes kolektive përballë sjelljeve të paparashikueshme të disa shteteve”.
Kujtojmë se Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023. Shqipëria ka marrë për herë të parë presidencën në KS-OKB në periudhën 1 – 30 qershor 2022./AA
Fraksion.com