AktualitetTë fundit

“Ti nuk do bëhesh kurrë njeri”; Ermal Mamaqi video mësueses më 1 qershor: Suksesin e arrita duke mos dëgjuar njerëzit si ty

Emral Mamaqin ndër vite e kemi parë në dimensione të ndryshme. Ai ka qenë aktor humori, këngëtar, aktor dhe moderator e së fundmi është shndërruar në një folës motivues për njerëzit.

Për festën e 1 qershorit, ai ka publikuar një video ku i drejtohet mësueses së klasës së parë, që i tërhiqte vëmendjen pasi nuk ishte mirë me mësime.

“Një zysha ime e 8-vjeçares me thoshte ‘Ti Mamaqi nuk ke për tu bërë njeri, s’ke për të bërë asgjë në jetën tënde’. Kam 200 punonjës, kam 9 kompani dhe i mësoj njerëzit që të kenë sukses duke mos dëgjuar njerëzit si ty”- shprehet Mamaqi në video.

Fraksion.com