“Djali më iku nga shtëpia”; Rrëfimi i babait të vajzës që tradhtoi të shoqin: Kemi shkuar në fund, nuk dal në fshat, jam izoluar
I ati i 20-vjeçares që u kap mat nga familjarët e të shoqit duke e tradhtuar këtë të fundit, ka dhënë dëshmi ngjethëse në emisionin “Me Zemër të Hapur” .
Ai ka rrëfyer se vajzën e ka gjetur të tronditur, ndërsa shton se familjarët e dhëndrit e kishin goditur në kokë. Burri theksoi se nuk i kanë kërkuar falje. Ai tha më tej se djali i është larguar nga shtëpia dhe ata vetë nuk dalin në fshat, për shkak të paragjykimeve që ndeshen.
Babai i vajzës: Vajza ishte e tronditur! Nuk i flisja në fillim, por më pas e afrova. Nuk ishin shpërndarë videot ende në rrjete sociale. Të martën në darkë filluan videot dhe morën të tjera përmasa. Unë do bëhesha zot i vetes për vajzën. Do e shëroja. Atë e kishin goditur edhe nga koka.
Evis Ahmeti: Kur e keni pasur kontaktin e fundit me krushkun dhe krushkën?