Rama takohet me ambasadoren e SHBA-së në OKB
Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Kryeministri Edi Rama u takua sot me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield.
Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me ambasadoren Greenfield.
“Me Linda Thomas Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në OKB, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”, shprehet Rama.
Më herët Rama u prit në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ndodhen për një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadrin e kryesimit nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB për muajin qershor.
Fraksion.com