Rama me Guterres: Presidenca shqiptare e KS, përtej çdo imagjinate deri pak vite më parë
Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Nju-Jork u prit në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me Guterres, me të cilin diskutoi për programin dhe përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB.
“Krenar për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë. Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”, shprehet Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB (1 qershor – 30 qershor 2022).
Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.
Paraditen e 2 qershorit, Kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Fraksion.com