Rama: E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout
Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët për të martat e shenjta të Shën Ndout.
“E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout”, tha Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale foto nga kisha e Laçit ku festohen të martat e shenjta të Shën Ndout.
Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shën Ndout, 13 qershor. Pelegrinë të shumtë i drejtohen çdo të martë këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.
Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë atë.
Mijëra persona udhëtojnë çdo javë drejt kishës së Shna Ndout në Laç deri në ditën e 13 qershorit, kur është dhe festa e këtij Shenjti dhe numri i pelegrinëve shkon mbi 1 milion.
Kisha e Shën Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishëm i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një shenjtor i njohur katolik.
Fraksion.com