AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti i ri i Republikës do të zgjidhet të shtunën, zbulohet vendimi

Me sa duket të shtunën merr fund ‘odisea’ për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur që Partia Socialiste ka vendosur të thërrasë në fundjavë seancën parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Seanca pritej që të zhvillohej të hënën, por për shkak të axhendës së kryeparlamentares Lindita Nikolla e cila do të zhvillojë një vizitë jashtë vendit, seanca do të mbahet të shtunën.

Ndërkohë që ditën e premte Partia Socialiste mbledh Kryesinë, me sa duket për të vendosur për emrin e Presidentit. Mbledhja do të nisë në orën 17:00.

 

Fraksion.com