AktualitetPolitikëTë fundit

Peleshi: Anija amerikane mbërrin në portin e Durrësit

Anija amerikane USS Jason Dunham (DDG – 109), mbërriti dje në portin e Durrësit

Anija do të qëndrojë në Shqipëri deri më 1 qershor. Anija amerikane USS Jason Dunham (DDG – 109) ka 350 personel ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh në një reagim se, kjo vizitë e rëndësishme në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA i shërben forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona.

“Anija amerikane USS Jason Dunham (DDG – 109), me 350 personel ushtarak mbërriti dje në portin e Durrësit dhe do të qëndrojë në Shqipëri deri më 1 qershor. Kjo vizitë e rëndësishme në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA i shërben forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale teksa publikoi edhe një video nga lundrimi i kësaj anijeje në ujërat e Shqipërisë.

 

Fraksion.com