AktualitetSportTë fundit

Erkand Qerimaj shpallet kampion i Evropë në peshëngritje

Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Evropë në peshëngritje, në stilin e shkëputjes.

Qerimaj arriti që të ngrinte 150 kilogram në Baterinë B.

Ai ‘përfitoi’ nga gabimet e shumta në baterinë A, aty ku edhe Briken Calja u skualifikua.

Qerimaj është fitues i disa medaljeve në evenimentet ndërkombëtare të peshëngritjes.

Edhe peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli ka arritur rezultat historik, duke u shpallur Kampione Europe. Ajo ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Tiranë. Peshëngritja mbetet i vetmi sport që sjell medalje në Shqipëri e megjithatë ende nuk vlerësohet nga instancat.

Fraksion.com