AktualitetNATO/BETë fundit

Agjenda; Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nga data 31 maj deri më 3 qershor 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të udhëtojë në Uashington D.C (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) për një vizitë pune. Ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë,  përfshirë Sekretarin e Shtetit, Z. Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes, Z. Lloyd J. Austin III, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, z. Jake Sullivan.

Fraksion.com ka zbardhur agjendën e takimeve të Sekretarit të Përgjithshëm ë NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, në në Uashington D.C

Sekretari i Përgjithshëm do të mbajë gjithashtu një fjalim në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins (SAIS).

Në 1 qershor 16:45  do të jetë Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së në Departamentin e Shtetit.

Në 2 qershor, ora 17:00  Sekretari i Përgjithshëm flet në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins.

Në 2 qershor, 20:30  do të ketë  një Deklaratë e përbashkët me Sekretarin e Mbrojtjes.

 

Fraksion.com