AktualitetTë fundit

Ngjarja në Librazhd, Ina Kollçaku: Tradhtoi të fejuarin që nuk e ka takuar kurrë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen 1”, Inna Kollçaku, ka zbuluar disa detaje të reja lidhur me ngjarjen e Librazhdit, ku vajza u kap nga vjehërrit duke tradhëtuar partnerin e saj emigrant.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ina tregoi se e kanë kontaktuar familjarë të vajzës, të cilët i kanë kërkuar ndihmë. Ajo ka sqaruar se vajza është 21 vjeçe dhe i fejuari jeton në Angli prej 2 vitesh.

“Mua personalisht më kanë kontaktuar familjar të vajzës, donin ndihmë psikologjike dhe ligjore. Konkretisht, kushërinjtë e vajzës që jetonin jashtë. Unë i kam lidhur me organizata se vetë nuk mund ta bëj dot një gjë të tillë.

Dua të theksoj që vajza është 21 vjeç dhe jo 23 siç u tha nga disa media. Ajo nuk e ka takuar kurrë personin prej dy vitesh dhe e kishin marr si shërbëtore për mamin dhe babin”, tha ndër të tjera Ina.

 

Fraksion.com