Life StyleTë fundit

Horoskopi javor 30 maj – 5 qershor 2022

Ky është horoskopi javor nga data 30 maj deri më 5 qershor  2022. Parashikim i yjeve për punën shëndetin dhe dashurinë  për secilën shenjë.

Dashi

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat.

Demi

 

Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Binjakët

 

Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet dhe të kripurat. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.

Gaforrja

 

Do ndiheni si të rilindur gjatë kësaj jave dhe rrahjet e zemrës do shtohen edhe më shumë. Mjedisi yjor do favorizoje jetën tuaj në çift. Nuk do i mbani asnjë sekret personit që keni në krah përkundrazi do thurni plane për një të ardhme së bashku. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në kërkim të personit ideal pa e kuptuar se dikush po i vëzhgon prej kohesh. Propozimet do jenë të veçanta. Financat herë do jenë të qëndrueshme dhe herë problematike. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Stresi mund të shkaktojë goxha probleme. Në punë do e vazhdoni me vrull projektin e nisur dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë.

Luani

 

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë here pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzohen. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Virgjëresha

 

Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Ata që janë në një lidhje do kalojnë çaste fantastike sepse do ju plotësohen edhe ëndrrat më të mëdha. Beqarët duhet t’i marrin seriozisht ftesat që do ju bëhen në mënyrë që të fillojnë histori dashurie serioze. Edhe financat do jenë të begata. Gjendja do jetë shumë e mirë dhe do e keni të mundur të bëni çdo investim. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do keni asnjë problem dhe asnjë shqetësim sado të vogël. Në punë duhet t’i dëgjoni këshillat e shefave dhe më pas të vendosni ju vetë se çfarë do bëni. Priten arritje, por do ju duhet të kaloni disa pengesa.

Peshorja

 

Do ndiheni shumë të përhumbur gjatë kësaj jave dhe nuk do përqendroheni tek gjërat thelbësore. Ndonjëherë do harroni edhe disa detaje të rëndësishme. Nëse doni që gjithçka të kthehet në favorin tuaj bëni plane dhe reflektoni me kujdes para se të veproni. Ata që janë në një lidhje mund të kenë edhe debate me personin që kanë në krah, por do i kalojnë shpejt të gjitha. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Që nga e mërkura mund ta ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë dhe nervoziteti do kalojë që ditët e para. Po u kujdeset më tepër për ushqimin do jeni në një gjendje akoma më të kënaqshme. Në pune do jeni produktive, por do ju duhet më shumë reflektim e përqendrim për të arritur me shpejt atje ku keni dashur.

Akrepi

 

Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer dhe kjo gjë do ju ndihmojë në planin profesional dhe personal. Përfitoni të kërkoni çdo gjë që do doni sepse askush nuk do ju thotë dot jo. Nëse jeni në një lidhje do preferoni që çdo moment të lirë ta kaloni me atë qe keni ne krah. Pas mesit të javës mund të mendoni edhe për disa pushime në fundjavë. Ju beqarët ka rrezik të mbeteni vetëm edhe pse do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.

Shigjetari

 

Këtë javë do keni energji pafund dhe ide shumë të bukura për ta zbukuruar jetën. Do dini si t’i organizoni gjithmonë gjërat dhe do ndodhin vetëm ngjarje pozitive. Nëse jeni në një lidhje do afroheni edhe më tepër me partnerin tuaj dhe do i shprehin në mënyra të veçanta ndjenjat. Nëse jeni beqarë do jeni më të hapur ndaj takimeve dhe do pranoni të bëni edhe çmenduri vetëm për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do jetë Marsi ai që do ju mbështesë fort dhe do ju drejtojë në rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Gjendja shëndetësore do vijë duke u përmirësuar pas të enjtes. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar edhe nëse keni shqetësime kronike. Në punë do jeni kreative dhe plot ide të mira.

Bricjapi

 

Hëna do sjelle forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Do jeni më realiste ju që jeni në një lidhje dhe do i zgjidhni edhe disa probleme që keni pasur. Ju beqarët do fiksoheni pas një personi që e ka tashme një lidhje dhe do mundoheni ta ndani atë pa u menduar gjatë. Kujdes sepse do i hapni telashe vetes. Financat nuk duhet t’i lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Do jeni në forme të shkëlqyer në çdo moment. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer. Do filloni projekte të reja nga të cilat do merrni përfitime të shumta. Do kuptoni edhe disa gjëra të reja që nuk i dinit për veten.

Ujori

 

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Financat nuk duhet t’i lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën. Në pune do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Peshqit

 

Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vijë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të premtes situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëjnë diabetikët. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

 

Fraksion.com