AktualitetRajoniTë fundit

Ende asnjë gjurmë nga avioni që u nis për Gjermani

Një aeroplan Cessna që u ngrit nga Spliti në rrugën e tij për në Gjermani të dielën u zhduk dhe ende sot nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Shërbimet Kroate të Navigacionit Ajror informuan Qendrën Operative të Mbrojtjes Civile për avionin e humbur, një Cessna 182.

Për herë të fundit dje, avioni ishte lokalizuar në veri të Rakovicës, në një lartësi prej 2,300 këmbësh, pak pasi ishte nisur nga Spliti dhe po shkonte në veri drejt Gjermanisë.

Kërkimet për Cessna-n e zhdukur në zonën ndërmjet Rakovicës dhe Slunjit kanë vazhduar pothuajse gjatë gjithë ditës së diel dhe rifilluan mëngjesin e sotëm, por ende pa sukses.

Në bord ishin katër persona. Policia dhe anëtarët e Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor janë në vendngjarje. Më shumë se njëqind e tridhjetë persona janë përfshirë në kërkim.

Hapësira është e madhe, dhe kushtet janë të vështira, sepse kemi shi dhe re të ulëta, tha kreu i HGSS Josip Graniq.

Shpresojmë për më të mirën, jemi gati për më të keqen, tha ai.

 

Fraksion.com