Braçe: Opozita i dha fund përgjegjësisë, të zgjedhim Presidentin që do Shqipëria
Deputeti i PS-së Erion Braçe deklaroi sot se opozita i dha fund përgjegjësisë së saj për zgjedhjen e Presidentit dhe tani përgjegjësia është e mazhorancës socialiste të zgjedhë një president që do Shqipëria.
Në një videomesazh në rrjetet sociale, Braçe shprehet se “na duhet ne President, të cilin e pranon Shqipëria! Jo ta pranojë PD-ja. PD-ja e Berishës e Alibeajt, e Bashës, Fatmir Mediut e ku di unë. Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria”.
Ai theksoi se duhet një President që të jetë thelbi i unitetit të kombit.
“Opozita i dha fund përgjegjësisë së saj. Tre raunde ishin të sajat për të zgjedhur Presidentin sa kohë duheshin 84 vota, ne nuk i kishim. Tani përgjegjësia është te ne. Sa kohë përgjegjësia është te ne duhet të bëjmë të gjithë përpjekjen që të zgjedhim Presidentin që do Shqipëria, që e pranon shoqëria dhe natyrisht do të jetë thelbi i unitetit të kombit”, theksoi ai.
Fraksion.com