AktualitetPolitikëTë fundit

Shuhet Bujar Nishani; Ish-Presidenti ndërroi jetë në një spital në Gjermani

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare.

Prej më shumë se një muaj ,ish-Presidenti u tranferua nga spitali Shefqet Ndroqi në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-Presidenti ra në gjendje kome  dhe  pësoi   vdekje të trurit,f atkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për ish Presidentin.

Mjekët i këshilluan familjarëve të merrnin  një vendim  për shkak të shpresave të humbura për t’u zgjuar.

Nishani u shtrua  në ish Sanatoriumin e Tiranës në datën 20 prill për shkak të komplikacioneve të një pneumonie  të mbivendosur  mbi fibrozat post covid  në mushkëri,  ku qëndroi në oksigjeno terapi për tre ditë. Në 23 prill u zhvendos në Gjermani.

Nishani vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i covid 19  i la në organizëm.

Bujar Nishani ka lindur më 29 shtator 1966  dhe mandatin presidencial, ai e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli  në  korrik 2017.

 

Fraksion.com