AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk bërtiti kurrë që të tjerët të shihnin punën e tij”/ Blendi Fevziu për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit: U prehsh në paqe President!

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish- presidentit Bujar Nishani.

Me anë të një reagimi në Facebook, Fevziu tha se ish-presidenti iku nga kjo jetë ashtu siç zgjodhi të jetonte, pa zhurmë.

“Bujar Nishani, Presidenti i shtate i Shqiperise nderroi jete pak minuta me pare.  Ai nuk i rrezistoi dot pasojave postkovid qe e moren ne moshe ende shume te re, pa mbushur ende 56 vjec. Bujar Nishani ishte nje sherbyes i perkushtuar publik i Shqiperise. Ai mbajti disa nga detyrat me te rendesishme te shtetit.

Qe nga Minister i Brendshem, Minister Drejtesise e deri ne President i Republikes. Modestia dhe mungesa e protagonizmit te tepruar qene dimensionet me me vlere te tij. Ai diti te permbushe cdo detyre qe ju caktua dhe nuk bertiti kurre qe te tjeret ta shihnin punen e tij. Po kaq qetesisht iku nga kjo bote dhe nga ky vend qe e deshi dhe ju perkushtua me devocion. U prehsh ne paqe President.”, ka shkruar ai.

 

Fraksion.com