AktualitetPolitikëTë fundit

“Lamtumirë z.President”, Piro Ahmetaj: Nishani, zyrtari model e qytetari shembullo

Ish-Këshilltari, gjeneral Piro Ahmetaj, ka përcjellë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, përmes rrjeteve sociale.

“President Bujar Nishani, qytetar shëmbullor, zyrtar model dhe shtetar i përgjegjshëm”, shkruan Ahmetaj në postimin e tij.

Mesazhi

Nuk mundem të gjej fjalët e duhura të shpreh pikëllimin si dhe ndaj me Babain, bashkëshorten, djalin dhe vajzën e helmuar, të afërmit dhe mbarëshqiptarët dhimbjen e madhe për vdekjen shumë të parakohshme të Presidentit të 🇦🇱, BUJAR NISHANI 💔 🙏

Familja humbi njëriun më të dashur, shoqëria një qytetar dhe mik shëmbullor, Shqipëria një zyrtar të përkushtuar dhe politikan mëndjehapur, ndërsa Kombi një shtetar model, të përunjur dhe të përgjegjshëm 🇦🇱 🙏

Nderimet më të merituara dhe mirënjohjen me të thellë, për vlerat fisnike, përpjekjet, sakrificat dhe kontributet në dobi të 🇦🇱Shqipërisë Demokratike si USA/🇺🇸 dhe gjithë Europa/🇪🇺✌️!

Lamtumirë Zoti President, prehu në paqe miku ynë i paharruar Bujar Nishani 🙏

 

Fraksion.com