Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Paloka: Fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një mesazhi në rrjetet sociale përcolli mesazhin e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Bujar Nishani.
“Një lajm i hidhur ka pak që u konfirmua. Bujar Nishani, ish-President i Republikës, ministër dhe funksionar në disa poste të rëndësishme të PD-së në vite, ka ndërruar jetë!”, shkroi Paloka.
“Një fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratet. Respekti ynë për gjithçka dha për PD-në dhe për vendin, do e shoqërojë kurdoherë”, u shpreh Paloka.
Fraksion.com