AktualitetPolitikëTë fundit

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ilir Meta: Do kujtohet si një udhëheqës me integritet dhe vizion

Presidenti i Republikës Ilir Meta përcolli sot mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kreut të shtetit, Bujar Nishani.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkroi se me trishtim dhe hidhërim të thellë mori lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. “Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe!”, u shpreh ai.

“Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt. I paharruar kujtimi i President Nishanit! Të prehet në paqen e merituar”, shkroi Meta.

Ilir Meta:

Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe!
Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.
Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.
I paharruar kujtimi i President Nishanit!
Të prehet në paqen e merituar!
Fraksion.com