Kryetarja e Kuvendit mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani: I shërbeu vendit me përkushtim
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
“ Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit.
Fraksion.com