Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se personat të cilët kanë rezultuar pozitivë janë nga këto bashki: 23 në Tiranë, 2 në Durrës, Sarandë, Fier, 1 në Divjakë, Përmet, Korçë, Elbasan. Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,277 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Maj 2022)

Raste të reja ditore          33
Të shëruar në 24 orë       30
Të shtruar në spitale         4
Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore     759

Testime totale      1,827,113

Raste pozitive      276,081
Raste të shëruara     272,277
Raste Aktive     307
Humbje jete       3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    212
Fier      19
Vlorë    16
Korçë     15
Gjirokastër   14
Shkodër    10
Durrës    7
Elbasan  6
Berat     3
Dibër   3
Kukës    1
Lezhë    1