Donaldi flet për herë të parë për ndarjen nga Beatrix: Thjesht nuk ngjitëm!
Donald Veshaj për herë të parë ka folur për ndarjen nga Beatrix Ramosaj, me të cilën nisi romancën brenda shtëpisë së Big Bother VIP. Sapo dolën jashtë, lidhjes së tyre i erdhi fundi. Beatrix i dedikoi Donaldit disa projekte muzikore për të gjithë situatën që u krijua.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”, kur u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, Donaldi u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”. Këngëtarja Beatrix Ramosaj ende nuk ka bërë një reagim për këtë.
Donaldi dhe Bora duket se janë kthyer sërish bashkë. Kjo është nënkuptuar pasi ata u panë në një event bashkë dhe pas kësaj vëllezërit binjakë kishin të ftuar në një prej emisioneve edhe Semi Jaupajn, shoqen e ngushtë të Borës e cila tha se tanimë kishte sërish miqësi me Donaldin pas krisjes që patën kur ai u lidh me Beatrixin.
Fraksion.com