Tronditëse, dy fëmijët e mbytur në liqenin e Prushit janë vëllezër, 14-vjeçari hyri për të shpëtuar vëllanë e vogël
Detaje tragjike nga ngjarja në Tiranë, ku në lojë u kthye në një tragjedi për dy vëllezërit me mbiemër Taku nga Vaqarri i ri i Tiranës.
Dy fëmijët e mitur të moshës 11 dhe 14 vjeç janë mbytur në liqenin e Prushit, teksa po luanin me një lojë me litar, të cilin e kishin lidhur në një pishë buzë liqenit dhe më pas hidheshin më të në ujë.
Sipas burimeve nga banorë të zonës, pasi njëri prej tyre ka rënë në ujë dhe ka qenë duke u mbytur, dyshohet se vëllai i madh është futur që të shpëtojë vallin e vogël, por fatkeqësisht të dy janë mbytur.
Polumbarët e Reneas nxorrën trupat e pajetë të dy vëllezërve.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com