AktualitetNATO/BETë fundit

NATO thërret ministrat e Mbrojtjes; Ftohen Finlanda, Suedia, Ukraina, Gjeorgjia, dhe BE

Të mërkurën më 15 qershor dhe të enjten më 16 qershor në selinë e NATO-s në Bruksel  do të zhvillohet  një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC) në nivel të Ministrave të Mbrojtjes.

Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi do të nisë me një darkë pune më 15 qershor, ku janë të ftuar partnerët Finlanda, Gjeorgjia, Suedia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian.

Kjo seancë nuk do të jetë e hapur për media dhe më 16 qershor do të ketë dy seanca me ministrat aleatë.

Një takim i veçantë i Grupit të Kontaktit të Ukrainës, i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, do të zhvillohet në selinë e NATO-s më 15 qershor.

Takimi  i ministrave të Mbrojtjs të NATO-s (15-16 qershor) vjen vetëm disa ditë para,  kur Spanja do të presë një samit të NATO-s në Madrid më 28, 29 dhe 30 qershor 2022.

Takimet do të kryesohen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

 

Fraksion.com